Kryeministri bullgar, Rosen Zhelezkov, ka njoftuar dorëheqjen e tij pas javësh protestash kundër politikave ekonomike dhe dështimit të qeverisë në luftën kundër korrupsionit. Vendimi u shpall në një fjalim televiziv pak minuta para se Parlamenti të zhvillonte votimin e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë.

Dorëheqja e Zhelezkov vjen në prag të anëtarësimit të Bullgarisë në Eurozonë më 1 janar. Ai theksoi se ky është momenti i duhur për të dhënë dorëheqjen dhe për të përfunduar ciklin e integrimit evropian, duke garantuar stabilitet makroekonomik dhe rritje të fuqisë blerëse për qytetarët. Kryeministri gjithashtu theksoi rëndësinë e vendimmarrjes për buxhetin social të vitit 2026 dhe nevojën për të përcaktuar profilin e qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *