Armando Broja u aktivizua si titullar dhe luajti për 90 minuta, por nuk arriti të ndihmojë Burnley-n të shmangë humbjen në shtëpi. Skuadra e tij u mposht me rezultatin 2-3 nga Fulham, në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit.
Pavarësisht angazhimit të sulmuesit shqiptar gjatë gjithë takimit, Burnley nuk arriti të përfitojë nga rastet e krijuara, duke i lënë tre pikët ekipit mik. Fulham tregoi efikasitet para porte dhe arriti të marrë fitoren në transfertë.
Humbja e lë Burnley-n në një pozicion të vështirë në renditje, ndërsa Broja vijon të kërkojë golin dhe formën e tij më të mirë me fanellën e skuadrës angleze.

