Pas disa orësh ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e shoqëruar me debate dhe tensione të forta mes drejtuesve të lartë të partisë.

Anëtari i Kryesisë dhe ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka kërkuar që të ketë përgjegjës për vendimmarrjet e marra brenda Partisë Demokratike, veçanërisht në lidhje me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Ashtu siç është raportuar edhe më herët në media, kritikat e Salianjit janë fokusuar kryesisht ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.

Gjatë debateve në Kryesi, Salianji ka përdorur edhe ironi ndaj Nokës, duke deklaruar:

“Po, po, unë i mblodha firmat për Shabanin. Çdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica”.

Pas përfundimit të mbledhjes, Salianji ka theksuar se Partia Demokratike nuk mund të mbetet “peng i interesave”, duke nënvizuar nevojën për transparencë dhe përgjegjësi në vendimmarrje.

“Nuk mund të rrimë peng i interesave. Duhet të ketë përgjegjës për vendimet që merren, sepse ato ndikojnë drejtpërdrejt te demokratët dhe te besimi i tyre”, është shprehur Salianji.

Deklaratat e tij vijnë në një moment delikat për Partinë Demokratike, e cila po përballet me përplasje të brendshme dhe debate mbi drejtimin politik dhe organizativ të forcës opozitare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *