Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ministren Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si politik dhe të diktuar nga qeveria.

E ftuar në një studio televizive, Lala u shpreh se vendimi përbëhet nga tre faqe, por vetëm një rresht përmban arsyetimin ligjor, gjë që sipas saj e bën atë të papranueshëm dhe të dyshimtë.

“Është një vendim prej tre faqesh, ku vetëm një rresht është arsyetim. Ky vendim është shkruar në paradhomën e kryeministrit Rama”, deklaroi Lala.

Sipas saj, mungesa e argumentimit juridik tregon qartë se Gjykata Kushtetuese nuk ka vepruar në mënyrë të pavarur, por nën ndikim politik, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi funksionimin e shtetit të së drejtës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *