Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri Fabion Kuçi, personazh i njohur në rrjetin social TikTok me nofkën “GUCCI”.

Sipas burimeve nga policia vendore, autori i dyshuar i ngjarjes është tashmë i identifikuar dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij. Ndërkohë, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Fabion Kuçi rezulton me precedentë penalë jashtë Shqipërisë. Ai ka vuajtur më parë një dënim me burg në Angli dhe është rikthyer në vend disa muaj më parë. Pas kthimit, Kuçi u bë mjaft aktiv në platformën TikTok, ku shpeshherë është përfshirë në debate dhe përplasje virtuale me figura të tjera të njohura të rrjetit social, si Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka, i njohur ndryshe si “Fire”.

Deri në këto momente, Policia e Shtetit nuk ka dalë ende me një reagim zyrtar lidhur me rrethanat dhe motivet e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *