Këshilli Bashkiak i Tiranës i është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për lejimin e pjesëmarrjes fizike të kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjet lidhur me konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit të Bashkisë për vitin 2026.

Në kërkesën e firmosur nga 30 këshilltarë të Partisë Socialiste, theksohet se përfshirja e kryebashkiakut në këtë proces është një detyrim i parashikuar nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore dhe lidhet drejtpërdrejt me interesin publik. Sipas Këshillit Bashkiak, prania e Veliajt është thelbësore për garantimin e bashkëpunimit institucional dhe funksionimin normal të procesit buxhetor.

Kërkesa është paraqitur pa votat e opozitës dhe synon lejimin e përkohshëm të kryebashkiakut për të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet përkatëse, në respekt të të drejtave dhe përgjegjësive të tij ligjore.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *