Screenshot

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar nënshkrimin e një kontrate kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake, AM General, për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile.

Kontrata parashikon furnizimin e ushtrisë me sistemet HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), si dhe me automjete moderne të mbështetjes logjistike. Në marrëveshje përfshihen gjithashtu pjesë rezervë, shërbime mirëmbajtjeje dhe trajnim i specializuar për personelin që do të operojë dhe mirëmbajë këto sisteme.

Sipas Maqedoncit, kjo blerje përfaqëson një fazë të re zhvillimi për ushtrinë, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit direkt dhe aftësinë për qitje në distanca të largëta.

Ai theksoi se investimi është një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë dhe të gatshme për veprim, e cila është e ndërveprueshme me aleatët strategjikë. Kjo, sipas tij, do të garantojë siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *