Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka thirrur një protestë pranë Kryesisë së Kuvendit, në një kohë kur SPAK ka kërkuar autorizim për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas njoftimit, protesta ka si qëllim dorëzimin e imunitetit parlamentar të Ballukut. Në zbatim të masave të sigurisë, përpara Kryesisë së Kuvendit janë vendosur forca të shumta policie, duke krijuar një “gardh” sigurie në hyrje të institucionit.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kryeministri, ku pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e qeverisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *