Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e fshatit Lalm i Ri në Lezhë. Aleksandër Marku, 42 vjeç, u gjet i pajetë në dyqanin e tij. Policia njofton se nga inspektimi paraprak nuk janë vërejtur shenja dhune, duke çuar në dyshimin se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Tragjedia mori një kthesë edhe më të dhimbshme kur nëna e tij, 72-vjeçarja Prene Marku, e pamundur të përballonte humbjen e madhe, u vetëvra në shtëpinë e saj.
Familjarët e gjetën të pajetë 72-vjeçaren, ndërsa trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

