Një ngjarjeme përmasa skandaloze ka tronditur institucionet shtetërore, pas zhdukjes së një sasie të madhe vere me vlerë miliona euro, e sekuestruar më herët në vilën e biznesmenit Ergys Agasit.

Sipas informacioneve të bëra publike, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjatë një kontrolli në banesën e Agasit, kanë konstatuar ekzistencën e një numri shishe vere që dyshohej se ishte futur në vend në mënyrë të paligjshme. Pas kësaj, është njoftuar Drejtoria e Doganave për të kryer procedurat përkatëse, pasi malli dyshohej si kontrabandë.

Burime pohojnë se strukturat doganore kanë kryer një inventar disaorësh, duke përllogaritur një dëm prej rreth 400 milionë lekësh ndaj buxhetit të shtetit, si pasojë e mospagimit të akcizës. Për shkak të orëve të vona dhe pamundësisë për transportim të menjëhershëm, sasia e verës është lënë nën ruajtje në ambientet e vilës.

Më vonë është konstatuar se malli është zhdukur, ndërsa autoritetet kanë shpallur në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, Eno Agasi, i cili dyshohet se ka lidhje me zhdukjen e shisheve të verës. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht përgjegjësitë dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *