Albin Kurti doli në konferencë shtypi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku akuzoi Serbinë se po kërkon të rikthejë në Kosovë forcat që para 23 vitesh kryen gjenocid ndaj shqiptarëve.

“Ajo që ne e dinim prej  kohësh u shpërfaq në mënyrën më të egër të mundshme. Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e forcave të tyre ushtarake të cilat kanë kryer gjenocid në Kosovë”- tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës theksoi se trashëgimia politike e Sllobodan Millosheviçit drejton sot Serbinë dhe se kjo kastë përbën rrezikun më të madh për paqen dhe sigurinë në rajon.

Kurti shtoi se serbët e Kosovës nuk kanë pse të ndihen të kërcënuar nga ligjshmëria e shtetit të Kosovës. Sipas tij, Beogradi po instrumentalizon serbët e Kosovës në shërbim të një kauze të paqenë e cila të vetmin qëllim ka destabilizimin e Kosovës përmes akteve të dhunës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *