Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar pjesë nga dosja hetimore e SPAK lidhur me AKSHI-n, duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan:

Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi Rama ka rënë në rrjete dhe është në hall të madh.”

Sipas Bardhit, kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një skemë sistematike korrupsioni përmes tenderëve publikë, ku, sipas tij, një rol kyç e ka pasur Ergys Agasi, i cili përmendet si person qendror në këtë mekanizëm. Ai pretendon se përmes fondeve të AKSHI-t janë përfituar dhjetëra milionë euro nga Buxheti i Shtetit.

Bardhi thekson se dokumentet e publikuara nga dosja hetimore provojnë paracaktimin e fituesve të tenderëve, dyfishimin e fondeve limit, si dhe ndarjen e parave mes autoriteteve shtetërore dhe kompanive private. Sipas tij, vetëm për një tender sekret, Ergys Agasi ka përfituar 30.2 milionë euro, të cilat ai i cilëson si “taksë korrupsioni”.

Në deklaratën e tij, Bardhi shton gjithashtu se, sipas të dhënave hetimore, zv/kryeministrja Belinda Balluku i referohej kryeministrit Rama me nofkën “Palloshi i gjatë”, ndërsa Ergys Agasi e quante atë “Kapo”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *