Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar për të hënën, më 22 dhjetor, para Kryeministrisë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Vokshi thekson se në një realitet ku padrejtësia është kthyer në normë, reagimi qytetar përmes protestës është i pashmangshëm. Ajo e cilëson mobilizimin si një alarm dhe jo thjesht një thirrje politike.

“22 dhjetor | Ora 18:00 | Tek Kryeministria.

Të gjithë në këmbë. Pa përjashtim”, shkruan deputetja demokrate, duke ftuar qytetarët të bashkohen në protestë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *