Klodian Braho është zyrtarisht kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas marrjes së stafetës nga Altin Dumani.

Braho paralajmëroi se prioriteti kryesor i tij do të jetë funksionimi i brendshëm i institucionit dhe zbatimi i ligjit pa kompromis. Ai vlerësoi kontributin e paraardhësve dhe theksoi rëndësinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe hetimit financiar si shtylla të veprimtarisë së SPAK.

“Do të punojmë si një skuadër e bashkuar për zbatimin e Kushtetutës dhe interesin e qytetarëve shqiptarë,” tha Braho, duke premtuar transparencë dhe komunikim të vazhdueshëm me mediat.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *