Hysen Zmijani, një figurë e shquar e futbollit shqiptar, ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Zmijani ka komentuar mbi temën e shumëpfolur të Armando Brojës, duke dhënë mendimin e tij sa i përket situatës së sulmuesit shqiptar pas golit të shënuar te Bërnli.

“Vendi i Brojës është sulmues pykë. Ndonjëherë ka edhe zgjedhje të trajnerit, unë mendoj se edhe në krahun ku e fut Silvinjo, mund të jap më shumë. Shyqyr që e kemi, por ne nuk po dimë ta shfrytëzojmë. Merremi me fjalë për probleme të tij me ekipin te Shqipëria, me trajnerin, ndërkohë që nuk duhet të diskutojmë tema të tilla. Armando duhet të jap maksimumin kudo të luaj te Shqipëria. Dhe unë ndoshta nuk do të kisha dëshirë të luaja si mbrojtës i djathtë, por aty e kanë parë të arsyeshme dhe aty kam luajtur”, tha Zmijani.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *