Forca e Sigurisë së Kosovës pritet që në periudhën e afërt të pajiset me armatim modern antitank nga Gjermania, konkretisht me sistemin “Panzerfaust 3”.

Burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës kanë konfirmuar se procedurat për blerjen e këtyre pajisjeve tashmë janë përmbyllur dhe se dorëzimi i armëve për FSK-në pritet të realizohet së shpejti.

Ky zhvillim vjen vetëm një javë pas njoftimit se Kosova ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me kompaninë amerikane AM General për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile “HUMVEE Hawkeye 105mm Howitzer”, duke shënuar një tjetër hap në modernizimin e kapaciteteve ushtarake të vendit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *