Gazetari Lavdrim Lita ka hedhur akuza të forta në lidhje me rolin e Ergys Agasit në administrimin e sistemeve shtetërore. Sipas tij, Agasi ka dublikuar disa nga institucionet dhe sistemet më të ndjeshme të shtetit, përfshirë TIMS-in, kadastrën dhe thesarin.
Lita u shpreh se këto veprime, nëse provohen, përbëjnë një rrezik serioz për sigurinë e të dhënave shtetërore dhe funksionimin normal të institucioneve. Ai theksoi se kontrolli paralel i këtyre sistemeve krijon hapësirë për abuzime dhe cenon transparencën në administrimin publik.

