Një deklaratë skandaloze e ministres së Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shkaktuar reagime të forta në Maqedoninë e Veriut. Gjatë një konference për shtyp me ministrin maqedonas të Tregtisë, Timço Mucunski, Spiropali i cilësoi shqiptarët në këtë shtet si “minoritet shtetformues”, pavarësisht se ata përbëjnë rreth 30% të popullsisë.
Vlen të theksohet se një term i tillë nuk ekziston në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Dokumenti themeltar nuk i klasifikon shqiptarët si minoritet, por i njeh si komunitet përbërës të shtetit, me të drejta të veçanta gjuhësore, kulturore dhe institucionale. Në këtë prizëm, deklarata e Spiropalit nuk është vetëm e pasaktë, por krijon një precedent të rrezikshëm diplomatik.
Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë kërkuar një sqarim zyrtar nga Tirana, për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një gafë diplomatike apo për një ndryshim të qëndrimit të Shqipërisë ndaj shqiptarëve në rajon.

