Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar se Forcat e Armatosura Shqiptare do të pajisen me sistemet moderne anti-tank “Javelin”.

Në një postim në rrjetet sociale, Vengu thekson se ky arritje u bë e mundur falë bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ardhja e sistemeve Javelin, falë aleatit tonë strategjik, SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të ushtrisë shqiptare, rrit kapacitetin për parandalim, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”, shkruan ministri.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *