Një ngjarje e rëndë është raportuar në Greqi, ku një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe është filmuar nga një grup prej gjashtë të rinjsh, tre prej të cilëve me origjinë shqiptare. Sipas mediave greke, e mitura është me origjinë nga Filipinet, ndërsa të dyshuarit janë tre shtetas grekë dhe tre shqiptarë, të moshave 14, 15, 16, 16, 18 dhe 19 vjeç.

Vajza ka dëshmuar se ngjarjet kanë ndodhur gjatë periudhës shkurt–prill. Hetimet tregojnë se disa prej të miturve kanë përfituar nga marrëdhënia miqësore që viktima kishte me një 15-vjeçar, i cili dyshohet se e ka çuar atë në ambiente të përbashkëta të një pallati dhe në tualetet e grave në një parking në Selanik, ku më pas ka ndodhur abuzimi. Gjatë këtyre veprimeve, të dyshuarit mendohet se kanë regjistruar pamje me celularët e tyre.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *