Kursi i këmbimit euro–lek ka shënuar një minimum të ri historik në prag të festave të fundvitit. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro u këmbye sot me 96.46 lekë, duke regjistruar nivelin më të ulët të shënuar ndonjëherë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, në ditët e fundit është vërejtur një ofertë e shtuar e valutës së huaj në treg. Kjo situatë konsiderohet si një tendencë kryesisht sezonale, e cila përsëritet pothuajse çdo vit gjatë kësaj periudhe.

Në veçanti, kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit sjell rritje të flukseve të euros në vend, duke ushtruar presion mbi kursin e këmbimit dhe duke forcuar lekun përballë monedhës evropiane. Shtimi i valutës në qarkullim, i kombinuar me kërkesë më të ulët për euro, ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e kursit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *