TikTokerja Suada Muça është dhunuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga disa vajza, të cilat dyshohet se kanë vepruar për motive hakmarrjeje.
Sipas të njëjtave burime, ngjarja lidhet me ofendime dhe fyerje të publikuara më herët në rrjetet sociale nga Muça ndaj Xhemal Ukës, i njohur me nofkën “Fire”. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi rrethanat e plota të incidentit.
Dhuna e lidhur me konfliktet në TikTok po shndërrohet në një fenomen të përsëritur në Tiranë. Së fundmi janë regjistruar edhe dy episode të tjera të rënda, të cilat dyshohet se e kanë zanafillën nga përplasjet në këtë rrjet social.
Një nga rastet lidhet me plagosjen e Fabion Kuçit, i njohur në rrjetet sociale si “Gucci”. Fillimisht ai u përfshi në përplasje verbale në TikTok, ndërsa më pas u plagos me armë zjarri. Gjatë dëshmisë në polici, Kuçi ka deklaruar se konflikti nisi pas sharjeve në rrjetet sociale. Autori i dyshuar i plagosjes është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Rasti tjetër i rëndë është ai i plagosjes së një 26-vjeçari në zonën e Freskut, i cili u dhunua me sende të forta. Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim Xhemal Uken, i cili dyshohet gjithashtu edhe si porositësi i dhunës ndaj Suada Muçës.

