Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i janë drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me kërkesë për thirrjen e një mbledhjeje urgjente lidhur me çështjen e deputetes Belinda Balluku.

Përmes një shkrese zyrtare, deputetët demokratë kërkojnë që mbledhja e Këshillit të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor, në orën 11:00.

Sipas tyre, kërkesa e SPAK për leje arrestimi ndaj Ballukut përbën një zhvillim serioz që kërkon shqyrtim të menjëhershëm nga Këshilli përkatës, në përputhje me rregulloren dhe procedurat parlamentare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *