Në mbrëmjen festive të 25 dhjetorit, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të moderuar nga Arbana Osmani, ku zhvilloi një intervistë të hapur dhe të veçantë.

Ai ndau me publikun pjesë nga jeta personale, filozofia e drejtimit dhe vizioni për zhvillimin e futbollit shqiptar. Gjatë bisedës, Duka foli për punën e përditshme në krye të Federatës, progresin e futbollit kombëtar dhe ambicien për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Botëror, një objektiv që, sipas tij, mbështetet në përkushtimin dhe potencialin e skuadrës.

Duka u pyet edhe për Kombëtaren e Kosovës. Ai theksoi se Kosova ka një skuadër të fortë, me futbollistë si Rrahmani, Rashica dhe Muriqi, disa prej të cilëve kanë luajtur edhe për Shqipërinë.

“Ne jemi më të mirë se Kosova. Por Kosova ka lojtarë të mirë dhe fakti që janë në play-off, duke pasur një histori kaq të shkurtër dhe eksperiencë të kufizuar, është një sukses i madh. Ky është një moment që ata duhet ta shijojnë dhe të vazhdojnë të synojnë Botërorin,” përfundoi Duka.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *