Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka deklaruar sot para Kryeministrisë se ka nisur zyrtarisht organizimin e një proteste masive të planifikuar për datën 4 janar në orën 12:00, dhe ka bërë thirrje që qytetarë nga e gjithë Shqipëria, i madh e i vogël, të marrin pjesë në numër sa më të madh. 

Lapaj ka kërkuar bashkim të shtresave të ndryshme shoqërore – nga fermerët e deri te ata që ndihen të prekur ekonomikisht apo politikisht – për të rritur presionin qytetar në shesh. 

Organizatorët thonë se protesta e 4 janarit pritet të jetë më e madhe dhe më masive se ato të zhvilluara deri më sot, me synimin e qartë të vendosjes së presionit qytetar për ndryshim politik dhe përgjegjësi nga qeveria.

Lapaj ka nënvizuar se qëllimi është që njerëzit të bashkohen “masivisht” në shesh dhe të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre në lidhje me problemet që ai i konsideron “abuzime të pushtetit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *