Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar publikisht kompanitë që tregtojnë cigare elektronike në Shqipëri, duke ngritur alarmin për rrezikun që ato paraqesin, veçanërisht për fëmijët.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, Braçe ka shpjeguar përmbajtjen e cigares elektronike, duke krahasuar një pajisje të pakonsumuar me një të përdorur, për të treguar ndikimin real që ajo ka në organizëm.

Sipas deputetit socialist, pajisja elektronike që shitet si alternativë moderne dhe teknologjike për duhanin, në fakt krijon varësi të qartë dhe shkakton dëme serioze në mushkëri. Ai u ndal veçanërisht te përdorimi i saj nga fëmijët, duke theksuar se pavarësisht se ligji ndalon shitjen dhe reklamimin për të miturit, kompanitë e mëdha vazhdojnë të shkelin rregullat.

Brenda duhanit elektronik! Ja çfarë ka! Dhe ky ju shitet fëmijëve! U shpik e shitet si teknologji, luks, ‘më pak i dëmshëm’, ndërkohë që krijon varësi të qartë dhe dëmton pafund mushkëritë, veçanërisht të fëmijëve. E kemi ndaluar me ligj t’u shitet fëmijëve dhe kemi ndaluar reklamën kudo, por paraja e madhe e ‘Philip Morris’ nuk pyet fare,” shkruan Braçe.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *