Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka lavdëruar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pavarësisht se partia e tij shënoi rënie në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. LDK-ja ka marrë 13.5% të votave, krahasuar me 18.27% që kishte në zgjedhjet e mëparshme.

Sipas Ramës, në një periudhë sfiduese për demokracinë dhe etikën publike, Abdixhiku është shembull i lidershipit të përgjegjshëm. Ai ka udhëhequr reforma brenda LDK-së, duke e orientuar partinë drejt standardeve profesionale, morale dhe programore që shërbejnë interesit publik, jo llogarive politike afatshkurtra.

Rama vlerëson se investimi i Abdixhikut në një program substancial dhe në një ekip kompetent tregon se politika duhet të ndërtohet mbi ide dhe vlera reale. Ai shton se Abdixhiku refuzoi të angazhohej në diskursin fyes dhe përçarës dhe zgjodhi maturinë, respektin institucional dhe gjuhën e përgjegjshme si mjete të konkurrencës demokratike.

Sipas Ramës, Abdixhiku ka marrë përgjegjësi për proceset e rëndësishme kombëtare pa populizëm dhe ka përfshirë njerëz jashtë partisë për t’u shërbyer qytetarëve, duke përfshirë kandidimin e Ramës për kryetar të kryeqytetit.

“Me dinjitet institucional, ai pranoi rezultatin e zgjedhjeve, duke treguar respekt për rregullat demokratike dhe vullnetin e qytetarëve. Ky është modeli i lidershipit që bashkon shoqërinë dhe i nevojitet vendit edhe në të ardhmen,” ka shkruar Rama.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *