Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook komentoi rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të së dielës, duke theksuar se ai zgjidh vetëm ngërçin politik, por jo shqetësimet e qytetarëve.

Sipas Haradinajt, me këtë rezultat “Kosova dobësohet dhe do të fitojnë armiqtë e saj”. Bazuar në rezultatet preliminare, AAK-ja mori 5.68% të votave dhe doli e katërta, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje arriti 49.3%. Këto shifra nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato nga jashtë.

Ai shtoi se gjatë fushatës qytetarët përballeshin me shumë shqetësime, nga kolapsi energjetik e ngecjet në integrimet euro-atlantike, deri te rënia e investimeve kapitale dhe largimi i të rinjve nga Kosova. “Rezultati zgjidh ngërçin institucional, por nuk adreson problemet reale të qytetarëve,” tha Haradinaj.

Megjithatë, ai shtoi se AAK-ja do ta respektojë rezultatin dhe do të reflektojë për proceset e brendshme. “Për ne, zgjedhjet brenda Aleancës do të përfundojnë këtë pranverë, me ringritjen tonë. Falënderoj të gjithë votuesit, aktivistët e AAK-së dhe kolegët nga Lista 129, me të cilët kemi garuar në një betejë aspak të lehtë,” theksoi Haradinaj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *