Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se nuk do ta urojë asnjëherë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në televizionin T7, Lushtaku u pyet nëse do ta uronte Kurtin për fitoren, një veprim që më herët gjatë ditës e kishte bërë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

“Jo, absolutisht jo. Ai ia ka vjedhur votat edhe kandidatit të PDK-së në Mitrovicë”, deklaroi Lushtaku.

Ai sqaroi se ky qëndrim është personal dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht qëndrimin zyrtar të partisë.

“Bedri Hamza është kryetar i partisë, ndërsa unë kam mendimin tim personal. Unë nuk ia uroj kurrë dhe as nuk dëshiroj që Albin Kurti të jetë kryeministër i vendit”, u shpreh ai.

Sipas Lushtakut, qeverisja e Kurtit është e dëmshme për Kosovën.

“Unë e konsideroj këtë si të keqen më të madhe që i ka ndodhur ndonjëherë Republikës së Kosovës”, tha Lushtaku.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *