Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit, nëse trendet aktuale të votimit nga mërgata vazhdojnë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Sipas vlerësimeve paraprake, rreth 90 mijë vota janë hedhur nga mërgata përmes postës dhe në konsullatat diplomatike të Kosovës. Nëse VV arrin të sigurojë rreth 70 për qind të këtyre votave, kjo mund të ndikojë ndjeshëm në shpërndarjen përfundimtare të mandateve parlamentare.

Në një skenar të tillë, AAK rrezikon të mos e kalojë pragun zgjedhor, duke mbetur jashtë Kuvendit për herë të parë që nga themelimi i saj. Një zhvillim i tillë do të përbënte një goditje të madhe politike për Ramush Haradinajn dhe partinë që ai drejton.

Rezultatet përfundimtare nga votat e mërgatës pritet të jenë vendimtare për konfigurimin e ardhshëm të Kuvendit dhe për fatin politik të disa subjekteve parlamentare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *