Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar së fundmi se synon të kandidojë përsëri për postin e presidentes.
Rreth këtij çështjeje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë pas vizitës së tij në Postën e Kosovës. Ai theksoi se mbështetja për një mandat të dytë të Osmanit nuk mund të konfirmohet për momentin, pasi së pari duhet të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve dhe të konstituohet Kuvendi i ri.
“Do të presim certifikimin e rezultateve dhe konstituimin e Kuvendit, për të parë përbërjen e legjislaturës së 10-të. Më pas do të ecim tutje. Shpejt do të takohem me presidenten Osmani për të diskutuar rrugën përpara,” tha Kurti.
Ai shtoi se rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit është i qartë dhe tani nuk ka pengesa për formimin e Kuvendit dhe qeverisë, duke lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me partitë e tjera kur situata politike të bëhet më e qartë.

