Legjenda e futbollit kroat, Luka Modriq, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën italiane “Corriere Della Sera”, ku ka folur edhe për tragjedinë që e goditi familjen e tij gjatë luftës.

Modriqi tregoi se gjyshi i tij, i cili kishte po të njëjtin emër, Luka, u vra nga çetnikët serbë në vitin 1991. Ai ishte vetëm gjashtë vjeç kur ndodhi tragjedia. “Një mbrëmje gjyshi nuk u kthye në shtëpi. Shkuan ta kërkojnë dhe e gjetën të pushkatuar në një fushë pranë rrugës. Ai ishte 66 vjeç dhe nuk i kishte bërë asgjë askujt,” rrëfeu Modriq.

Futbollisti kujtoi momentin kur babai i tij e dërgoi pranë kufomës për t’i dhënë një puthje gjyshit. “Edhe sot pyes: si mund të vritet një njeri i mirë, një njeri i drejtë? Pse?” – tha Modriq.

Ai shpjegoi se familja e tij u detyrua të largohej, duke kaluar fillimisht në Makarska dhe më pas në Zarë, për shkak të situatës së luftës. Modriqi gjithashtu u shpreh për përvojat e tij në ndeshjet kundër Serbisë, duke thënë se atmosfera ishte gjithmonë e tensionuar dhe ndikimi i luftës ndihet ende.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *