Zohran Mamdani është zyrtarisht kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut. Emigranti 34-vjeçar ugandan ka bërë histori duke u bërë kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit, kryebashkiaku i parë nga Azia Jugore dhe më i riu që mban këtë post në më shumë se një shekull.
Ceremonia e betimit të tij ishte tejet simbolike: Mamdani u betua pak pas mesnatës gjatë një ceremonie private pranë gruas së tij, artisten Rama Duvaji. Prindërit e tij, regjisorja Mira Nayyar dhe profesori në Universitetin e Kolumbias, Mahmud Mamdani, gjithashtu ishin prezent.
Betimin e tij e administruar nga Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James – të cilën Mamdani e ka përshkruar si një “frymëzim politik” – ai e bëri mbi Kuranin, në platformën e stacionit të vjetër të metrosë së Bashkisë, poshtë Parkut të Bashkisë në Manhattan.

