Ka ndërruar jetë politikani kosovar, Nexhat Daci, i njohur si ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjatë karrierës së tij, Daci ka shërbyer edhe si President në detyrë i Kosovës pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 2006.
Ai është gjithashtu themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe ka vazhduar aktivitetin politik edhe pas përfundimit të mandatit si kryeparlamentar.

