Dy aksidente rrugore janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, duke shkaktuar situatë të vështirë për qarkullimin. Sipas informacioneve paraprake, një autobus është përmbysur në mes të rrugës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për pasoja të rënda për pasagjerët.

Shkak kryesor i aksidenteve dyshohet të jetë akulli i krijuar në sipërfaqen e rrugës, për shkak të temperaturave të ulëta. Në të njëjtin segment është shënuar edhe një aksident zinxhir, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, pasi kushtet atmosferike vijojnë të jenë problematike.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *