Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, deklaroi se vendi i tij do t’u rezistojë çdo pranie të trupave të huaja. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai theksoi se forcat e armatosura venezuelase janë të vendosura të mbrojnë sovranitetin e shtetit.

Deklarata vjen pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, “është kapur dhe është larguar nga vendi”, duke pretenduar se operacioni është kryer nga njësia elitare “Delta Force”.

Sipas Padrino Lopez, sulmet e forcave të armatosura amerikane nisën në orët e para të mëngjesit dhe goditën edhe zona të banuara. Ai shtoi se autoritetet venezuelase janë duke mbledhur të dhëna për numrin e viktimave dhe të plagosurve si pasojë e këtyre zhvillimeve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *