Një bazë ushtarake në Venezuelë është bombarduar sot, ndërsa sirenat e sulmeve ajrore janë dëgjuar edhe në kryeqytetin Karakas. Si pasojë e situatës së krijuar, autoritetet venezueliane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Në një reagim zyrtar, qeveria e Venezuelës ka deklaruar se një veprim i tillë përbën kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve, duke vënë në rrezik jetën e miliona njerëzve, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Lidhur me sulmet, autoritetet në Karakas kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar mbi këto zhvillime.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *