Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, ka deklaruar se arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, e ka ndjekur në kohë reale, teksa ndodhej në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, së bashku me gjeneralë të ushtrisë amerikane.

Në një intervistë telefonike për “Fox News”, Trampi tha se sipas vlerësimeve të gjeneralëve, një operacion i tillë nuk do të mund të kryhej nga asnjë shtet tjetër në botë. Ai e përshkroi ngjarjen si një skenë televizive, duke theksuar se gjithçka u zhvillua me shpejtësi dhe intensitet të jashtëzakonshëm.

“E pashë gjithë aksionin. Ishte kompleks, i fuqishëm dhe jashtëzakonisht i organizuar. Shpejtësia dhe forca e veprimit ishin mbresëlënëse. Ishte një punë e shkëlqyer dhe askush tjetër nuk do të mund ta realizonte”, është shprehur Trampi.

Sipas tij, operacioni ishte ndjekur nga fillimi deri në fund dhe përbën një nga ndërhyrjet më të sofistikuara të kohëve të fundit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *