Brendi Prince Caffe, një nga më të njohurit dhe cilësorët në rajon, ka reaguar ndaj pretendimeve për substanca të palejueshme, duke i cilësuar ato si lajme të rreme. Kompania thekson se produktet e saj përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë.
Prince Caffe është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes bashkëpunimeve të drejtpërdrejta me brende prestigjioze dhe partnerë strategjikë të njohur, përfshirë Amazon, Lidl, Interspar, Shell, Kaufman, Konzum dhe të tjerë.
Suksesi ndërkombëtar i brendit dhe zgjerimi në tregje të reja reflekton besimin e partnerëve globalë dhe përkushtimin e pakompromis ndaj cilësisë, që mbetet prioritet kryesor i Prince Caffe.

