Ndryshe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ish-kryeministri, Pandeli Majko është treguar i drejtpërdrejtë duke akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç si orkestrues të tensioneve në veriun e Kosovës. Edi Rama u tregua i ekuilibruar në reagimin e tij duke kërkuar ulje të tensioneve dhe ulje në dialog mes palëve. Rama kërkoi largimin e barrikadave serbe në veri të Kosovës, por nuk përmendi presidentin serb si frymëzues të sulmeve me armë ndaj policisë së Kosovës dhe patrullës së EULEX-it.

Asnjë eksponent i mazhorancës nuk është parë të përmendë emrin e Aleksandër Vuçiçit si nxitës i dhunës në veriun e trazuar të Kosovës.

Direktivën e mosprekjes së Vuciçit duket ta ketë thyer vetëm Pandeli Majko i cili e konsideroi presidentin serb si ideatorin e dhunës duke e konsideruar atë si rrezik real për paqen në rajon.

Majko shkoi dhe më tej duke e konsideruar planin serb për destabilizimin e veriut të Kosovës të ngjashëm me atë të Donbasit të përdorur nga Rusia si argument për sulmin ndaj Ukrainës. “Serbia ka filluar një “lodër” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë. Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vucic!” – shkroi Majko në profilin e tij në fejsbuk.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *