Kreu i “Shqipëria Bëhet Adriatik”, Lapaj, deklaroi pas rikthimit në sheshin para Kryeministrisë se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet për shkak të abuzimeve dhe skandaleve që shoqërojnë qeverisjen e tij.
Ai theksoi se zv/kryeministrja Belinda Balluku nuk ka sqaruar destinacionin e 53 milionë eurove të Tunelit të Llogarasë. Lapaj ngriti gjithashtu shqetësimin për inceneratorët, duke theksuar se mbi 400 milionë euro janë shpenzuar për to, ndërkohë që plehrat vazhdojnë të mbeten në rrugë.
“Unë kam faj për Belinda Ballukun që 53 milionë i çon në drejtim të paditur. Kam faj për 400 milionë eurot e inceneratorëve dhe për plehrat që ngelen rrugëve. Ditën që nuk do t’i them këto, nuk do të rri më në jetën publike dhe madje as në Shqipëri. Problemin e kam me Edi Ramën si kryeministër, që ka mbrojtur Belinda Ballukun, jo me Belindën si grua, si nënë, apo si person, por si ministre dhe zv/kryeministre që është kapur në abuzim,” tha Lapaj.

