Qyteti i Durrësit është përballur ditët e fundit me përmbytje të rënda, një situatë që Lëvizja Bashkë e quan rezultat të menaxhimit të dobët dhe interesave private. Sipas Lëvizjes Bashkë, kanalet kulluese të ujërave të kodrës janë mbyllur nga autoritetet lokale, duke bllokuar rrjedhën normale të ujit dhe rritur rrezikun për përmbytje.

Sipas denoncimit të Lëvizjes Bashkë, oligarku Kastrati ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë situatë, duke mbyllur pjesën e fundit të kanalit për të ndërtuar portin e tij privat, në kundërshtim me interesin publik dhe pa respektuar masat e sigurisë për qytetarët.

“Përmbytjet e sotme në Durrës nuk janë ‘fenomen natyror’, as ‘reshje të jashtëzakonshme’ dhe aq më pak ‘fatkeqësi të paparashikueshme’. Ato janë pasojë e një politike të qëndrueshme neglizhence, ku qeveria ka investuar në fasada, sheshe dekorative dhe propagandë, ndërsa ka braktisur infrastrukturën bazë urbane që mban qytetet funksionale,” shkruan Llambion Dhimitri, inxhinier hidroteknik dhe anëtar i Lëvizjes Bashkë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *