Banorët e përmbytur në Durrës protestuan sërish sot para Bashkisë, duke hedhur domate dhe letra higjienike drejt godinës së institucionit.
Sipas qytetarëve, kjo situatë është rezultat i mungesës së investimeve serioze në infrastrukturën e kanalizimeve, e cila ka lënë disa zona të përmbytura dhe me probleme të mëdha.
Gjatë protestës u regjistruan edhe tensione, pasi policia ka shoqëruar një prej protestuesve që kishte hedhur një kapsollë. Një nga pjesëmarrësit në protestë bëri krahasim me një rast të mëparshëm që lidhej me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ai deklaroi se, sipas tij, kur Ballukut iu lehtësua masa e sigurisë, kjo u festua me fishekzjarre dhe askush nuk u shoqërua nga policia, ndërsa sot protestuesit po ndëshkohen për veprime të vogla si hedhja e kapsollës. në Durrës nxjerrin qytetarët në protestë: Godasin Bashkinë me domate dhe letra higjienike

