Reali i Madridit ka zyrtarizuar Alvaro Arbeloan si trajnerin e ri të ekipit të parë. Klubi madrilen ka marrë këtë vendim pas largimit të Xabi Alonsos, duke ia besuar pankinën një tjetër ish-lojtari dhe figure të njohur të “Los Blancos”.
Arbeloa merr drejtimin e skuadrës në një moment delikat të sezonit, me objektivin për të rikthyer stabilitetin dhe për të përmirësuar paraqitjet në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Emërimi i tij shihet si një zgjedhje që garanton njohje të thellë të ambientit dhe filozofisë së klubit.
Largimi i Xabi Alonsos erdhi pas humbjes në finalen e Supercopa de España, ndërsa sipas mediave, ndarja mes palëve u bë me konsensus. Megjithatë, tashmë vëmendja e drejtuesve dhe tifozëve është e përqendruar te kapitulli i ri me Alvaro Arbeloan në krye të stolit.
Klubi pritet të japë detaje të tjera në ditët në vijim për stafin teknik dhe objektivat e rinj të skuadrës.

