E ardhmja e Mario Mitajt duket larg Al Itihadit, pasi klube nga Premier Liga dhe La Liga kanë shfaqur interes për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Pas ndeshjes me Neom SC më 31 dhjetor, ku ishte i pezulluar për shkak të kartonëve, Mitaj nuk u aktivizua as në dy sfidat e fundit të klubit arab.

Drejtori sportiv i Al Itihadit, Ramon Planesi, konfirmoi ofertat që kanë mbërritur: “Kemi oferta për Mario Mitajn në këtë merkato, nga Spanja dhe nga Premier Liga”.

Drejtori sportiv, i cili ishte pjesë e iniciativës që Mitaj të transferohej në Arabi, nënvizoi se tani po shqyrtohen alternativat më të mira për të ardhmen e mbrojtësit, duke e parë atë të larguar nga kampionët aktualë të vendit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *