Kolonel Dritan Demiraj ka bërë një thirrje të fortë ndaj qytetarëve shqiptarë për t’u bashkuar dhe për të reaguar ndaj qeverisë që ai e cilëson si “narko-regjim”.

Në një postim të fundit, ai shkruan se Shqipëria vazhdon të drejtohet nga politika e korrupsionit dhe e servilizmit, duke i privuar qytetarët nga e drejta për një të ardhme më të mirë. Demiraj thekson se qeveria aktuale nuk meriton reformim, por rrëzim, duke iu referuar ministrave që sipas tij kanë shkaktuar dëme miliardëshe vendit.

Ai bën thirrje që qytetarët të protestojnë, të bllokojnë qendrat e qyteteve dhe të qëndrojnë të bashkuar derisa “narko-regjimi të largohet”, duke e paraqitur këtë si një veprim për mbijetesë, dinjitet dhe të drejtën e popullit të grabitur.

Demiraj gjithashtu thekson se SPAK dhe BKH ndodhen përballë një prove historike për të treguar nëse janë drejtësi e vërtetë, ose do të mbeten vegla të qeverisë aktuale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *