Reali i Madridt ka bërë të ditur largimin e Xabi Alonsos nga stoli i ekipit të parë, ndërsa Álvaro Arbeloa do të marrë vendin e tij. Megjithëse komunikimi zyrtar e prezanton si një marrëveshje të përbashkët, në fakt iniciativa e largimit ka ardhur nga klubi.
Xabi Alonso nuk kishte planifikuar të jepte dorëheqjen, por u thirr nga drejtuesit për të diskutuar situatën dhe mundësinë e ndarjes nga klubi.
Takimi përfshiu një analizë të sezonit, situatën aktuale të ekipit dhe planet për të ardhmen e “Santiago Bernabeu”, raporton Marca.

