Ervin Salianji ka deklaruar se qeveria shqiptare është duke “mbytur” qytetarët me taksa, ndërsa u ndal në çmimin e naftës. Salianji, deputet i Partisë Demokratike, thekson se modeli i kësaj mazhorance është modeli i grabitjes së qytetarëve, ndërsa ka shtuar se çmimi i lartë i naftës ka ndikim të drejtpërdrejtë në koston e jetesës dhe varfërinë e qytetarëve.

Postimi i plotë i Salianjit:

Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë!
Qeveria e Shqipërisë po mbyt qytetarët me rritje taksash. Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final.
Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin! Nafta e shtrenjtë rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë. Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje!
Protesto!

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *