Ka vijuar edhe gjatë natës protesta e Adriatik Lapajt dhe mbështetësve të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” përpara Kryeministrisë. Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta e radhës do të mbahet të shtunën, më 17 janar, në orën 18:00.
Pas mesnatës, një patrullë policie iu afrua protestuesve dhe, pas negociatave, u ra dakord që të hiqej kartoni që shërbente si mbrojtje nga era, ndërsa të lihej plasmasi për t’i mbrojtur nga reshjet e shiut.
Protestuesit vijuan qëndrimin e tyre duke krijuar një atmosferë festive me këngë. Megjithatë, rreth orës 01:00 të mëngjesit, në zonë mbërritën forca të shumta policie, të cilat hoqën edhe plasmasin e çadrës.
Ky veprim shkaktoi reagimin dhe irritimin e Adriatik Lapajt dhe mbështetësve të tij, të cilët kërkuan largimin e forcave të rendit. Protestuesit e ironizuan aksionin e policisë, duke komentuar se forcat kishin ardhur për të sekuestruar plasmasin si të ishte “armë krimi”

