Rusia akuzoi ShBA-të dhe Albin Kurtin si përgjegjës për tensionet në veriun e Kosovës. Përmes një deklaratë zyrtare, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse pohoi se kryemistri i Kosovës, Albin Kurti është vetëm një vegël në duart e Uashingtonit që qëndron pas tensioneve të krijuara në veriun e Kosovës.

“Përgjegjësia për degradimin politik në Kosovë dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë bie mbi liderët e
Kosovës të udhëhequr nga i ashtuquajturi kryeministër i tyre Albin Kurti dhe padronët e tyre perëndimorë, për të cilët Uashingtoni është qartësisht lider.”- tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Nga ana e tij, Albin Kurti ka akuzuar Rusinë se po përdor presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për krijimin e
tensioneve në Kosovë në mënyrë që të krijohet një tjetër konflikt i ngjashëm me atë të Ukrainës. Kurti në vijimësi i ka cilësuar sulmet e serbëve në veriun e vendit si skenarë rus të hartuara në Beograd.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *